Telegrafi

Analgjetikët mbrojnë nga sëmundja Alzheimer

Studimi i realizuar nga Universiteti amerikan, “John Hopkins”, ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë përdorur barna jo-steroide anti-inflamatore, kanë qenë për 23% më pak të rrezikuar për të zhvilluar demencën në krahasim me ata të cilët nuk i kanë përdorur këto barna.

Përveç kësaj, studimi i publikuar në revistën amerikane, Neurology, ka treguar se rreziku zvogëlohet ngjashëm me përdorimin e ibuprofenit, naproxenit dhe aspirinës.