Site icon Telegrafi

Anagnostopoulou: Marrëveshja e Prespës ka sjell stabilitet dhe pajtim në Ballkan

Në rajon të paqëndrueshmërisë, revizionizmit dhe konfrontimit, Greqia dhe Maqedonia e Veriut në Ballkan edhe një herë kanë sjellë dogmën e stabilitetit, pajtimit dhe solidaritetit, si dhe varësinë reciproke.

Këtë e deklaroi ministrja alternative e jashtme grek Sia Anagnostopoulou në konferencë me gazetarët mbi aktivitetet nën juridiksionin e saj në periudhën shkurt-qershor 2019.

Ajo tha se bëhet fjalë për “marrëveshje patriotike” që paqësisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme për interesat kombëtarë grekë mbyll një problem pothuajse 30-vjeçar në rajon.

“Një arsye tjetër pse marrëveshja e Prespës ishte i rëndësishëm është të shohim se çfarë po ndodh në rajonin tonë, veçanërisht me Turqinë, vendi ka një kufi të pakontrolluar verior, pra një vrimë të zezë, duke krijuar rreziqe për sigurinë e vendit”, tha Anagnostopoulou./Telegrafi/

Exit mobile version