Site icon Telegrafi

Anagnostopoulou: Ambasadat në Shkup dhe Athinë janë hap i domosdoshëm për thellimin e bashkëpunimit

Siç raportojnë nga AIM, ministrja alternative për Punë të Jashtme të Greqisë Sia Anagnostopoulou tha “mbindërtimi i nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut paraqet vulosjen e përpjekjeve tona për të ardhmen e zhvillimit dhe solidaritet në Ballkan”.

“Bëhet fjalë për hap të domosdoshëm që do të kontribuojë për përmirësimin e zbatimit plotësues të bashkëpunimit në të gjitha fushat, të përcaktuara në Planin aksional për thellimit dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Rruga për bashkëpunimi në klimën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe me kritere udhëheqëse – prosperiteti, zhvillimi dhe paqja në rajon u hap me Marrëveshjen e Prespës dhe me këto hapa, në praktikë shfaqet karakteri historik”, thotë shefja alternative e diplomacisë greke Anagnostopoulou për “ANA-MPA”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, dje ndërruan nota verbale ku sipas nenit 10 të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për ndalimin e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjes së partneritet strategjik mes palëve, Zyra për lidhje në Athinë bëhet Ambasadë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zyra për çështje konsullore ekonomike dhe tregtare në Selanik do të bëhet Konsullatë e përgjithshme, dhe në të njëjtën kohë, Zyra për lidhje në Shkup bëhet Ambasadë e Republikës Helene, dhe zyra për çështje konsullore, tregtare dhe ekonomike në Manastir bëhet Konsullatë e përgjithshme./Telegrafi/

Exit mobile version