Telegrafi

Anabel Payano shpallet “Miss Globe 2022”

Foto: Instagram

Anabel Payano e Republikës Dominikane u kurorëzua “Miss Globe 2022” gjatë natës së konkursit të mbajtur në Shqipëri të shtunën, më 15 tetor.

Eventi u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.

Anabel është vetëm 19 vjeçe dhe vjen nga Republika Dominikane.

Ajo ka sfiluar për marka të famshme si Balenciaga, Giambattista Valli etj.

Payano fitoi 50 mbretëresha të tjera bukurie për të pasuar Maureen Montagne të Filipineve.

Përveç Payano, u kurorëzuan edhe katër femra të tjera: Anamaria Babau (Emiratet e Bashkuara Arabe), Drita Ziri (Shqipëri)m Thanawan Wigg (Tajlandë) dhe Lam Thu Hong (Vietnam).

Top 15-shen theksojmë që e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela). /Telegrafi/