Këngëtarja Ana Kabashi së fundmi u paraqit në emisionin Top Show.
Ajo performoi hitin e Rihannas “What’s My Name” duke impresionuar publikun.
Megjithatë, bukuroshja nga Peja u provokua duke u pyetur nga cilët njerëz tërhiqet.
Ajo pranoi se është ‘single’, por befasoi me pohimin se cilët meshkuj e tërheqin.
“Nuk më tërheqin meshkujt e pasur, me orë të shtrenjta “rolex” apo me vetura të shtrenjta. Të jetë i thjesht dhe të më përshtatet në aspekte tjera. Kaq. Megjithatë, meshkujt më qasen si Ana këngëtare dhe jo Anës si person. Kjo është gabim”, u shpreh këngëtarja në emisonin Top Show.
Së fundmi ajo publikoi projektin “Me Hile” mjaft e dëgjuar në mediat elektronike. /Telegrafi/