Ana Petrovska, anëtare e Bordit Ekzekutiv të RDM-së, është emëruar Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Ajo është një inxhinier me përvojë shumëvjeçare në mjedis dhe planifikim hapësinor. Ajo u punësua në Institutin e ndërtimit “Maqedonia” kompani publike për planet hapësinore dhe urbane, “ABC Consulting”, DHW, PM dhe Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Lindore dhe Qendrore (REC). Ajo është e radhitur në listën e ekspertëve për vlerësim të ndikimit në mjedis, vlerësimit strategjik të mjedisit dhe menaxherit të mbeturinave, si dhe listën e ekspertëve të vlerësimit mjedisor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/