Site icon Telegrafi

Ana Kabashi nis kursin e vallëzimit për këngë e re

Para dhjetë dite ka sjell këngën më të re në bashkëpunim me rep artistin e ri pejan, Nush.

Bëhet fjalë për Ana Kabashin, e cila solli këngën më të re gjatë javëve të kaluara, “Kqyre ti”.

Por, duket se këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet dhe së shpejti do të sjell projektin më të ri muzikor para fansave.

Në fakt, bukuroshja ka treguar se në këngën e re do të jetë mjaft aktive me vallëzim dhe se për këtë ka nisur të mësime vallëzimi.

“Ora ime e parë vallëzimit! Përgatitje për videon e re muzikore”, ka shkruar ndër të tjerash Kabashi në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, kënga e fundit e zeshkanes deri më tani është shikuar mbi 222 mijë herë në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version