Telegrafi

Ana Kabashi merr poza joshëse pran një pishine

Ana Kabashi ka publikuar muajin e kaluar projektin e shumëpritur “Papi”.

Ky i fundit duket se është mirëpritur shumë mirë prej fansave dhe kjo ka bërë që këngëtarja paksa të frymojë më lirshëm dhe të merr disa ditë pushim.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi mjaft joshëse në llogarinë personale të Instagramit, për të cilën gjë ka marrë shumë pëlqime.

Biondina shihet duke marrë rreze dielli e veshur në bikini pranë një pishine ndërsa kishte edhe syze trendi.

Lexo po ashtu Ana Kabashi 'ndez' publikun në Prizren, shfaqet mjaft provokuese

Ajo gjatë javës së ardhshme do të nis një numër të madh të koncerteve anembanë Kosovës si dhe në shtetet ku jetojnë shqiptarët në Evropë.

Vlen të theksojmë se kënga e fundit e bukuroshes është shikuar 260,214 herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe këngë të reja gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/