Telegrafi

Ana Kabashi interpreton “Rise Up” të Andra Day dhe dërgon një mesazh shprese për ndjekësit e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ndonëse në një periudhë më të vështirë, ajo herë pas herë ka argëtuar fansat me postime e video të ndryshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Peja ka interpretuar “Rise Up” të këngëtares amerikane, Andra Day, këngë kjo që i përshtatet më së miri gjendjes aktuale në vend.

Videon e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, përmes së cilës dërgon një mesazh inkurajues në këtë periudhë izolimi.

Lexo po ashtu Brenda karantinës së të famshmëve shqiptarë - rekomandimet e tyre për këtë kohë pandemie

“Ndjej që kjo këngë do na bëjë të ngrihemi sërish. Nuk e di kush ka nevojë me i ndëgju këto fjalë po mendova që kjo këngë mundet të ju dhurojë pak vullnet që të vazhdojmë më tutje sepse kemi nevojë për shumë dashuri këto ditë, inkurajim që t’i kthehemi jetës normale shumë shpejt”, ka shkruar ndër tjerash artistja e njohur.

Ana përndryshe ditë më parë në një prononcim për Telegrafin ka treguar aktivitetet e saj në karantinë dhe ka sugjeruar që të lexojmë më shumë rreth asaj që është e shëndetshme që sado pak të largohemi nga ky realitet i hidhur.

“Gjatë kësaj kohe jam duke medituar, duke mësuar të gatuaj, duke lexuar më shumë për shëndetin mental e po ashtu edhe duke shkruar këngë, si dhe me apps online si TikTok duke mos lënë anash as këndimin live në Instagram”

“Ju kisha sugjeru mos me lexu lajme shumë, me qenë të informun por jo gjatë gjithë kohës sepse është shumë depresive kështu që në vend të saj të lexojmë më shumë se çfarë është e shëndetshme për fizikun tuaj gjithashtu edhe për mendjen, por njëkohësisht edhe filmat ose seriale që juve ju pëlqejnë pse jo, ta hekin mendjen prej realitetit”. 

/Telegrafi/