Site icon Telegrafi

Ana e vogël e mundi Covid-19 dhe kancerin, pamjet prekëse nga Shkupi bëhen virale

Klinika për sëmundje të fëmijëve ka vazhduar me sfida të fituara për fëmijët që shërohen nga sëmundje malinje.

Ata këtë herë kanë publikuar tregimin për Anën e vogël e cila ka përballur kancerin dhe COVID-19 për një periudhë disa mujore.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe që të përqafosh fëmijën tënd… E posaçërisht kur bëhet fjalë për rrezikun e saj nga coronavirusi dhe nga sëmundje malinje që na lodhi” thotë nëna e Anës, e cila ishte prezente në ceremoninë e lëshimit të Anës nga spitali.

Klinika për sëmundje të fëmijëve e ka për zakon që të përcjell në mënyrë spektakulare fëmijët, të cilët si shenjë të fitores nga kanceri i bien ziles gjigante. /Telegrafi/

Exit mobile version