Një studim i udhëhequr nga Kelsey Blackburn dhe James Schirillo, ka zbuluar se ana e majtë e fytyrës është më e këndshme për t’u parë në imazhe se ajo e djathta.
Shumica e artistëve me kohë portretet e tyre i kanë bërë nga kjo anë e fytyrës. Sipas studimit nga Experimental Brain Research, ana e majtë shfaq më shumë emocione.
“Gjetjet tona sugjerojnë se faqet e majtë e pozuesit ka tendencë të shfaq intensitet më të madh të emocioneve, te të cilat vëzhguesit gjejnë më shumë estetikë. Truri kontrollon anën e majtë të fytyrës gjatë shprehjes emocionale”, thonë studiuesit. /Telegrafi/