Të gjitha bendet e rokut kanë histori thuajse të ngjashme në disa aspekte, por historia “Pink Floyd” përfshin gjithë veset e mundshme – që nga droga, tradhtitë, sherret, kumari etj.
Në një libër që do të dalë për pak javë, ish-gruaja e klaviaturistit Rick Wright tregon historinë e tyre.
“Grupi ishte në një koncert në Athinë. Unë shkova në varkën e Rick në një plazh aty pranë dhe e gjeta duke bërë seks me një bionde greke”, tregon Franka, bashkëshortja e tij prej vitit 1984 deri në 1994.
Mirëpo, ajo thotë se tradhtia nuk ishte një ndër problemet më të mëdha të tyre, transmeton Gazeta Tema.
Ajo tregon në librin e saj edhe për ‘takimet e drogës’, ku anëtarët e grupit mblidheshin për të konsumuar droga të forta.
Franka thotë se ia falte shpesh tradhtitë, por fundi ishte kur mori vesh se ai priste fëmijë me një nga dashnoret e tij.
“Ata, grupi, shpesh deheshin dhe konsumonin drogë dhe pasi bridhnin nëpër klube të ndryshme, ndodhte që edhe të rriheshin me rojet apo klientë të tjerë”, tregon Franka.
“Pink Floyd” ka shitur më shumë se 250 milionë albume gjatë karrierës së tyre. Më i shituri ka qenë albumi “Dark Side of the Moon”.