Site icon Telegrafi

Ana dhe Arta Kabashi me vallëzime provokuese shfaqen në rrjetet sociale

Ana Kabashi ditë më parë solli videon më të re muzikore para fansave të vetë.

“Ana Kabashi”, titullohet kënga e fundit e bukuroshes, e cila ka lënë gojë hapur të gjithë se si e pagëzoi krijimtarinë e re muzikore.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke bërë një vallëzim provokuese.

Në fakt, fillimisht në video shfaqet e motra e këngëtares, Arta dhe më pas i bashkëngjitet edhe zeshkania.

“Qysh bre zemër ti s’po më njeh? O më njeh, ti më njeh”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale.

Ndryshe, kënga e fundit e Kabashit po pritet mirë prej fansave dhe deri më tani është shikuar mbi 43 mijë herë në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version