Amy Schumer dhe Emily Ratajskowki ishin në mesin e atyre që u arrestuan ndërsa protestonin kundër kandidatit të akuzës së lartë, Brett Kavanaugh, në Washington DC.
Aktorja 37-vjeçare dhe modelja 27-vjeçare ishin në mesin e dhjetëra personave që u morën në paraburgim në demonstratën e mbajtur jashtë ndërtesës së Senatit të Hart-it, në Capitol Hill, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Emily e tregoi përmes rrjeteve sociale se çfarë kishte ndodhur, teksa shkruante: “Sot u arrestova pasi protestova për nominimin e Brett Kavanaugh nga Gjykata Supreme, një njeri i akuzuar nga gra të shumta të sulmeve seksuale”.
“Burrat që dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit”, ka shkruar më tej modelja ruse.
Ajo vazhdon të thotë se emërimi i Kavanaugh në Gjykatën Supreme është një mesazh i qartë për gratë në ShBA, se ato nuk kanë rëndësi.
Ratajkowski konkludoi: “Unë kërkoj një qeveri që pranon, respekton dhe mbështet gruan aq sa burrin”.
Amber Heard ishte një tjetër nga të famshmet që ushtronte të drejtën e saj për fjalën e lirë, ndërsa ishte gjithashtu prezente në protestën e mbajtur në kryeqytetin e vendit.
Ende nuk ka fjalë nëse aktorja 32-vjeçare është arrestuar gjithashtu në protestë.
Ajo gjithashtu shkroi në rrjetet sociale një mesazh: “Krenare që jam këtu me kaq shumë të mbijetuar tepër të guximshëm dhe njerëz krenarë që kujdesen për këtë komb në një kohë kaq të rëndësishme”. /Telegrafi/