Site icon Telegrafi

Amy Schumer bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, mbrëmë u bënë prindër për herë të parë të një djali.

Schummer ka njoftuar fansat e saj për ardhjen në jetë të djalit përmes llogarisë së saj personale, Instagram.

“10:55 mbrëmë, fëmija ynë mbretëror ka lindur”, ka shkruar ajo.

Lindja e djalit u njoftua në të njëjtën ditë kur princi Harry dhe Meghan Markle pritën fëmijën e tyre mbretëror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amy Schumer

Ajo dje (e hënë) ishte përgatitur për të shkuar në spital, gjersa tregon se këtë vit kjo është “MET GALA” e saj.

“Dukja ime këtë vit në MET. Natën e kaluar rrugës për në spital”, shkruan ndër të tjerash Amy. /Telegrafi/

Exit mobile version