Telegrafi

Amy Jackson do bëhet nënë për herë të parë

Amy Jackson (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Ajo është njëra nga aktoret dhe modelet më të suksesshme britanike. Fjala është për Amy Jackson e cila është në pritje dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Jackson u shfaq e mahnitshme gjersa ishte duke shkuar në ndejën e “Guess 1981”, në Londër të martën.

Aktorja 27 vjeçare kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër ndërsa rrëmbeu vëmendje me flokët e saj të lëshuara.

(Foto: Dave Benett/Getty Images)

Modelja, e cila është rritur në qytetin e Liverpulit, është e fejuar me George Panayiotou qysh nga janari i këtij viti.

Ajo ka qenë pjesë e disa filmave të suksesshëm duke përfshirë “2.0”, “Singh is Bliing”, “The Villain”, “Theri”. /Telegrafi/