Gjykatësja Amy Coney Barrett është shfaqur si favoritja kryesore e presidentit, Donald Trump për të zëvendësuar Ruth Bader Ginsburgun në Gjykatën Supreme, sipas burimeve të CNN-it.
Trump nuk e ka finalizuar vendimin e tij gjersa pritet që të shtunën të flas rreth kësaj çshtje, transmeton Telegrafi.
Shtëpia e Bardhë aktualisht po punon për të caktuar një takim midis Trumpit dhe gjykatëses Barbara Lagoa, e cila është një nga pesë kandidatet femra që presidenti po i konsideron për Supremen.
Por tani për tani, Barrett – aktualisht gjykatëse e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara në Rrethin e Shtatë të Chicagos – është kandidatja e parë dhe shihet brenda Shtëpisë së Bardhë si e nominuara e mundshme.
Zyrtarët thanë se Trump dukej shumë entuziast për Barrettin pas takimit të tyre, i cili zgjati për disa orë.
Ndërkohë, republikanët kanë siguruar numrat e nevojshëm për të siguruar që i nominuari i Gjykatës Supreme të Presidentit, Donald Trump të përballet me një votim pozitiv në Senat. /Telegrafi/