Site icon Telegrafi

Amvisja këndon 76 orë pa ndërprerë

Në Librin e rekordeve Guinness deri më tani ka udhëhequr amerikani Marcus Lapratt me 75 orë, kanë potencuar nga instituti korean.

Kim ka filluar të këndojë të martën në ora 11.14, e ka mbaruar të shtunën në orën 15.21 duke ua përmbushur dëshirat e anëtarëve të familjes së saj se është për të mirën e saj që të ndërpresë këndimin. Ajo ka arritur të këndojë gjithsej 1.283 këngë, shkruan agjencia e lajmeve – AFP.

Sipas rregullave, në mes këngëve ajo ka mundur të merr pauzë prej 30 sekondash, dhe pushim prej pesë minutash çdo orë. Gjithashtu, ajo e ka pasur të ndaluar që brenda katër orësh të përsëris të njëjtën këngë.

"Motra ime ka vullnet të madh qysh prej rinisë. Kur njëherë të vendos diçka, atë edhe e bën", ka thënë Kwang-Jin, vëllai i motrës së vetme.

Instituti korean për rekorde do të dërgoj incizimin e këndimit të Kimit tek Libri i rekordeve Guinness për njohjen zyrtare të rekordit.

Exit mobile version