Se Sllovenia është një nga vendet e përparuara e tregon edhe fakti se ky shtet investon në shkollimin e të rinjve.
Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, e dëshmon edhe fakti se ky vend, ndanë mbi 35 milionë euro në vit vetëm për ushqimin e organizuar në shkollat fillore.
Siç raporton AlJazeera, shumica e shkollave kanë kuzhinë të tyre, dhe ofrojnë deri në katër vakte në ditë.
Në shkollat fillore, ku fëmijët gatuajnë, ata mësojnë edhe për të ushqyerit e shëndetshëm, ekologjinë dhe të drejtat e konsumatorëve.
Madje, siç thuhet më tej, një lëndë e tillë – amvisëria – është e detyrueshme. /Telegrafi/