Amvisat e dinë që më së vështiri është të pastrohen grilat e furrës së shporetit.
Pllakat e shporetit relativisht lehtë pastrohen, madje edhe pas pjekjes së specave mbi to. Mirëpo grilat e furrës… Amvisat e vërteta e dini mirë sa e vështirë është të pastrohen ato, transmeton Telegrafi.
Prandaj kemi vendosur t’ju zbulojnë mënyrën të cilën në të ardhmen do ta përdorni që t’i eliminoni edhe njollat më kryeneçe nga grilat.
Shtrijeni peshqirin në vaskë, në të qitni grilën. Qitni ujë të nxehtë në vaskë derisa ta mbuloni grilën, dhe shtoni pak sodë bikarbonati, pak limon të shtrydhur dhe gjysmë filxhani detergjent të enëve.
Lëreni të qëndrojë rreth katër orë, pastaj merrni sfungjerin dhe pastrojeni mirë. Shpëlani grilën me ujë dhe thajeni mirë.
Do të jetë e pastër dhe do të shkëlqejë sikur ka qenë e re. /Telegrafi/