Site icon Telegrafi

Amsterdami ndalon marihuanën, Çekët shfrytëzojnë rastin

Megjithatë, qeveria holandeze planifikon të ndalojë shitjen e marihuanës për turistët ku shitet legalisht në “coffe shops”. Qeveria e re holandeze në këtë mënyrë përpiqet të ulë shkallën e kriminalitetit të lidhur me prodhimin dhe shitjen e drogës.

“Kjo më nuk do të jetë atraksion turistik. Nuk na pëlqen. Duhet të kthehemi tek ajo që ishte menduar që në fillim: përdorimi lokal për ata që e pëlqejnë”, deklaroi një ministër holandez. Autoritetet e Çekisë panë shansin e tyre për të rritur ofertën turistike si dhe mënyrën për të rritur buxhetin e shtetit.

Atje prej 1 janarit 2010 është lejuar posedimi i 4 tabletave Ectasy ose 5 LSD, një gram kokainë ose një gram e gjysmë heroinë. Kjo është gati tri herë më shumë sesa sasia e lejuar me ligj në Holandë. Po ashtu, numri i  klubeve në të cilat “lejohet të ndizet jointi”, po rritet gjithnjë e më shumë dhe shumica e çekëve janë shumë të kënaqur. /Telegrafi/

Exit mobile version