Telegrafi

Amrabat shpreson në ofertat zyrtare të Unitedit dhe Atleticos

(Foto: Instagram/sofyanamrabat)

Sofyan Amrabat ka marrëveshje në parim me Manchester Unitedin, mirëpo interesim ka shprehur edhe Atletico Madridi.

La Gazzetta dello Sport njofton se marokeni ka arritur marrëveshje verbale me Djajtë e Kuq, por Fiorentina akoma nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

Një raportim në RAI Toscana ka bërë të ditur se klubi anglez do t’ia dyfishojë rrogën 26-vjeçarit, nëse ia vendos të shkojë në Old Trafford.

Lexo po ashtu E shitën Tonalin - por Milani tani ka gjetur zëvendësuesin e tij te rivali i Serie A

Amrabat tërhoqi interesimin e shumë klubeve me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror me Marokun, por Viola refuzoi ta shiste në afatin kalimtar të janarit.

Ai ka kontratë me klubin italian deri në qershor 2024 dhe Fiorentina shpreson të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/