Fillimiviti 2010 për Kosovën nuk do të shënohet të jetë vit i kalimit të rrugës në zgjidhjen disa problemeve fundamentale, edhe pse si të tilla, ato pak a shumë ndryshojnë në formën se si janë manifestuar më parë dhe tani.
Termi strategji në diskursin politik, nga shpërbërja e sistemi komunist dhe deri më sot, mbahet mend si më i përfoluri ,dhe karshi rrethanave politike, ka qenë i aktualizuar, sidomos nën presionet e sfidave të brendshme, të cilat kanë krijuar rreziqe për identitetin e kombit.
Sidoqoftë, kur njerëzit kanë operuar me këtë nocion politik, nuk përjashtohet mundësia se kanë pasur më shumë vullnet, dhe më zor t’i identifikojnë nevojat, dhe përcaktohen objektivat, qoftë nga parti apo shoqata dhe ndonjë lëvizje, me synime të projektohet strategjia, se sa t’i shërbehet zgjidhjes, në mungesë të mekanizmave për zbatim.
Pamundësia që paslufte të mbyllet zgjidhja e problemeve të brendshme në relacionet ndëretnike, me termin strategji politike, është operuar në situatën që vazhdon të mbretëroj në pjesën veriore të Mitrovicës, një teren ky, që nuk e shkëputi plotësisht Serbinë nga marrja me Kosovën, jo vetëm në rrafshin politik ndërkombëtar, por duke u implikuar direkt në destabilizimin politik të vendit, sidomos në ato periudha kur janë përjetuar lëvizje progresive në konsolidimin institucional dhe “shkrirjen e akujve” në relacionet e komunikimeve ndëretnike në Kosovë.
Deri ne mbarimin e dhjetëvjetëshit të parë nuk kanë munguar idetë, qasjet politike, kritikat pozitë- opozitë, por vërtetë ka munguar strategjia në bashkërendimin e angazhimeve të brendshme me faktorin ndërkombëtar, që zgjidhjet për veriun e vendit të mos jenë kushtimisht “sezonale”, por afatgjata.
Ndikimi destabilizues politik i Serbisë në veriun e Mitrovicës, po shihet se mund të pamundësohet, vetëm kur është krijuar një unitet i faktorit ndërkombëtar, BE –së karshi veriut të Kosovës, dhe seriozitetit në përmbushjen e ofertës politike nga forca politike në qeverisje për integrim të serbëve në shtetin e ri.
Vazhdimi i ekzistimit të relacioneve të çimentuara me serbët e veriut, do të duhej së paku këtë vit të mbyllej me zgjidhje të qëndrueshme politike, për faktin se janë rritur sfidat në rrafshin e integrimeve evropiane që i ka vendi, të cilat u marrin energji forcave politike në qeverisje, duke qenë më të përkushtuara në ruajtjen e stabiliteti politik, në promovimin e politikave të “buta”, si të mbajturit e distancës për ballafaqim me problemet që ekzistojnë dhe janë akumuluar me vite, po i sjellin shtetit, jo vetëm dëme të natyrës politike, por edhe ekonomike, (kemi parasysh mungesën e funksionimit të doganave dhe inkasimin e të hyrave që dalin nga grumbullimi i taksave dhe humbjeve në miliona që i shkaktohen buxhetit) të dështimit të agjendave qeveritare me prioritet nacional.
Zhvillimet ç’integruese ne veri të vendit kanë ndikuar në shpërbërjen e strukturës enike, si zhvendosja e banorëve të komunitetit shqiptar, i cili përveç vullnetit të dëshmuar për kthim, nuk e kishte përkrahjen e mjaftueshme as politike dhe financiare, sidomos të qeverive të kaluara, të cilat në heshtje e anashkaluan për një dhjetëvjeçar këtë situatë, dhe u mungonte sensi politik për të sajuar ofertë konkrete, apo strategji dalëse në kapërcimin e situatës.
Strategjia më e re, e cila doli me shumë bashkautorë, BE- EULEX-Qeveri, nëse mbetet vetëm në kuvertë, mund të ndikoj në “mbytjen” iniciativave të reja, dhe krijon në aspektin piskologjik faktin e imponuar, se këtu nuk ka asnjë strategji me apo bashkëautor që mund ta integroj komunitetin serbo- shqiptar në variantin e planit Ahtisari.
Kjo do të qonte në rritjen e hendekut në ndërtimin e relacioneve në komunikimet e brendshme, do ta fuqizonte rolin ndërmjetësues të Serbisë në të ardhmen, dhe hapet rruga për ndërthurje në një proces të ri, të atyre shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose hezitojnë ta bëjnë atë, me gatishmëri të shtuar në favor të bisedimeve të reja dhe kompromise të paparashikueshme për vendin.
Dështimi në implemtim të strategjisë politike për veriun e Kosovës, krijon premisa politike që vështirësojnë procesin e njohjes ndërkombëtare, dhe kjo situatë shkon drejt fuzionimit me ndikim në dy drejtime : E para forcohet pozicioni i Serbisë te një numër i konsiderueshëm i shteteve, aleatë të formatit me ndikim në politikën rajonale dhe globale, dhe e dyta rritet kostoja e investimeve për qeverinë e Kosovës, sidomos në sferën e politikës së jashtme për lobim.
Aspektet e njohjes së Kosovë, deri në një shkallë të theksuar janë të ndërlidhura me zhvillimet e brendshme, sepse nga këtu krijohet pasqyra e dukjes sonë nga jashtë, si për shembull, z. Amr Musa do ta kishte më të lehtë ta kuptonte, ministrin Hyseni, se shteti më i ri botës, ka dhënë përgjigje pozitive në të gjitha pyetjet e prezantuara nga “testi” politik.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim )