Telegrafi

AMPK thotë se nuk i ka pranuar fletobligacionet e konfiskuara në vlerë të 92 milionë eurove

Nga Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara kanë reaguar pas sekuestrimit të fletobligacioneve në vlerë të 92 milionë eurove nga Dogana e Maqedonisë.

Nga ky institucion kanë deklarata të kundërta nga ata të drejtorit të Doganave, Stefan Bogoev.

Nga Agjencia thonë se fletobligacionet ende nuk janë dorëzuar tek ata.

“Agjencioni ka dijeni se fletobligacionet janë konfiskuar nga shërbimet doganore. Ky informacion është marrë në mënyrë joformale dhe deri më tani nuk i është dorëzuar Agjencionit.

Agjencioni në përvojën e saj të mëparshme në lidhje me konfiskimin e letrave me vlerë, për herë të parë do të përballet me fletobligacione të konfiskuara.

Gjithashtu nuk e dimë nëse këto janë fletobligacione të lëshuara nga institucionet financiare vendase, apo fletobligacione të lëshuara nga institucione financiare të huaja.

Mirëpo Agjencioni në përputhje me kompetencat ligjore, në varësi të llojit dhe karakterit të fletobligacioneve, në përputhje me ligjin material me të cilin ne veprojmë, dhe ligjet e RMV që rregullojnë çështjet e fletobligacioneve, do të ndërmerren veprime në drejtim të zbatimit ligjor të konfiskimit ndaj tyre dhe të gjitha në drejtim të marrjes në dispominim për menaxhimin dhe shitjen e tyre.

Në këtë fazë të veprimit të Agjencinit kemi të dhëna të kufizuara, mirëpo me zbatimin e konfiskimit të tyre me kërkesë të publikut, Agjencioni do të informojë më tej”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara.