Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) propozon që shumica parlamentare të propozojë vazhdimin e seancës konstituive, pa pauza, deri sa të zgjedhet kryetari i ri i kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, megjithëse deputetët kanë të drejtë për fjalë, replikë dhe kundërreplikë, ata kanë edhe obligime për të respektuar Kushtetutën, t’i vendosin institucionet e shtetit në punë dhe ta respektojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndryshe, APM-ja thotë se pa këto veprime, deputetët nuk duhet të kenë pauza, as të marrin rroga./Telegrafi/