Site icon Telegrafi

AMP: Qeveri ekspertësh jo-partiake

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) beson se zhvillimet e fundit politike,  duke filluar vendimin joligjor të Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar të gjitha aktivitetet elektorale, kthimin e ministrave të vjetër, pastaj drejtësi selektive që ka të bëjë me vendimin e Presidentit të Maqedonisë, në lidhje me institucionet janë thellësisht partiake të instrumentalizuara, janë në agoni, çmenduri dhe mendojmë vetëm për të mbrojtur interesat personale të individëve të partive në pushtet, dhe shpëtimi nga përgjegjësia ligjore e penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aleanca për Maqedoni Pozitive beson se ka nevojë urgjente për qeveri jo-partiake ekspertësh të shpëtimit kombëtar. Kjo qeveri e ka për detyrë të zbatojë pa kompromis rekomandimet e Priebe, të pastrojë Listën zgjedhore, të rregulloj çështjen e medias dhe në vjeshtë të organizojë zgjedhje të besueshme, demokratike dhe të ndershme. Gjithashtu qeveria eksperte jo-partiake do të duhet të sigurojë punën të sigurt për PSP-në. /Telegrafi/

Exit mobile version