Site icon Telegrafi

AMP nuk merr pjesë në zgjedhje

Këshilli qendror i Aleancës për Maqedoni pozitive, si parti e dytë jashtëparlamentare sipas numrit të votave të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare (mbi 11 mijë vota) në mbledhjen e mbajtur më 9 prill të vitit 2016, e analizoi situatën aktuale politike në Maqedoni dhe mbajti mbledhje të brendshme partiake për zgjedhjen e kryetarit të Partisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

AMP konsideron se marrëveshjet e katër partive më të mëdha politike, të qershorit dhe korrikut të vitit 2015, në të cilët garantues ishin edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare (BE dhe ShBA), nuk u plotësuan apo nuk plotësohen në tërësi, e sidomos në pjesët më të ndjeshme dhe më të rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike, të besueshme, që duhet ti japin besueshmëri të plotë Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme për të udhëheq me shtetin.

Për këtë arsye Aleanca për Maqedoni pozitive nuk do të merr pjesë në zgjedhjet që parashihen për 5 qershor të vitit 2016, nën këto kushte dhe rrethana, dhe nëse bashkësia ndërkombëtare si garantues i Marrëveshjes së Përzhinos, nuk garanton se janë krijuar kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike, si parakusht që Maqedonia të merr rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Në mbledhjen e Këshillit qendror të AMP u mbajtën edhe zgjedhje të brendshme partiake, me se përmes votimit të fshehtë dhe me shumicën e votave të Këshillit qendror, për kryetar të Aleancës për Maqedoni pozitive u zgjodh profesori universitar, Rubin Zemon./Telegrafi/

Exit mobile version