Site icon Telegrafi

AMP deri te Qeveria teknike: Siguroni kushte për të mos u penguar puna e PSP-së

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga katër liderët partiak me ndërmjetësim të përfaqësuesve të BE dhe ShBA, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016, me çka Maqedonia do të duhet të del nga kriza politike, kështu thuhen në kumtesën e APM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aleanca vlerëson se Maqedonisë i duhen zgjedhje kredibile, me qëllim që të ketë parlament legjitim dhe qeveri çka përsëri do ta kthej vendin në agjendën evropiane dhe rekomandimet për fillim të bisedimeve për anëtarësim të BE-së.

Poashtu nga kjo parti apelohet që Qeveria e re teknike dhe institucionet tjera dhe faktorë, në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve të sigurohen kushte maksimale për mos pengesë të punës së PSP-së. /Telegrafi/

Exit mobile version