Site icon Telegrafi

AMP i bën thirrje Xhaferit që të mos lejojë krijimin e shumë grupeve parlamentare nga OBRM-PDUKM

Aleanca për Maqedoni Pozitive (APM) konsideron se neni 33 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili thotë se “grupi parlamentar përbëhet nga të paktën pesë deputetë që i përkasin një apo më shumë partie politike”, nuk lejon që njëra parti të formojë shumë grupe parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

APM i bën thirrje Talat Xhaferit, të mos pranojë krijimin e më shumë se një grupi parlamentar të deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni, derisa të paktën 5 deputetët nuk japin garanci se janë anëtarë më të asaj partie ose koalicioni i udhëhequr nga OBRM,-PDUKM.

Sipas tyre me këtë qasje do të ruhet reputacioni i Kuvendit, do të ulen tendencat për të bllokuar punën e parlamentit. /Telegrafi/

Exit mobile version