Viktor Gyokeres ka mohuar kategorikisht zërat për ndjekjen e Ruben Amorimit te Manchester United.
Megjithatë, trajneri i ri i Manchester United, Ruben Amorim duket se ka ngacmuar mundësinë e largimit të Gyokeres nga Sporting CP në fund të sezonit.
Pasi mposhti Manchester Cityn 4-1 në Ligën e Kampionëve, Amorim u pyet nëse Gyokeres do të bashkohet gjithashtu me Man United.
“Unë e respektoj Sportingun. Viktori duhet të qëndrojë deri në fund të sezonit… dhe më pas ndoshta të shkojë diku tjetër”, deklaroi trajneri portugez.
“Nuk do të bë shaka për këtë, e respektoj këtë klub dhe ky është qyteti im”, tha Amorim.
Djajtë e Kuq kanë shprehur interesim për transferimin e Gyokeres, mirëpo në garë për të janë edhe klube të tjera si Arsenal dhe Barcelona. /Telegrafi/
🚨🔴 Viktor Gyökeres to Man United in January? Rúben Amorim: “I respect Sporting. Viktor has to stay until the end of the season… and then maybe go somewhere else”.
“I won’t make any joke about it, I respect this club and this is my city”. pic.twitter.com/P9mzuewozA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 6, 2024