Site icon Telegrafi

Amorim i tregon drejtuesve të Unitedit llojin e lojtarit që duhet ta transferojnë

Ruben Amorim ka marrë drejtimin e Manchester United dhe këtë fundjavë do të debutoj si trajner i ri i Djajve të Kuq.

Trajnerin portugez e pret një punë e madhe në Old Traford për ta rikthyer Unitedin në një skuadër konkurruese për trofe dhe ai pritet të bëjë shumë ndryshime.

Sipas Fabrizio Romano, Ruben Amorim dëshiron që Man United të nënshkruajë me një lojtar të fortë që luan me këmbën e majtë për rolin e një mbrojtësi të krahut të majtë në formacionin 3-4-3.

Man United është gati të plotësojë kërkesën e tij dhe ta bëjë këtë objektiv prioritetin e tyre.

Lexo po ashtu Ruben Amorim identifikon prioritetin e transferimit te Man Utd

Megjithatë, nuk është e qartë nëse ata planifikojnë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit, apo do ta bëjnë këtë në verë për sezonin e ri.

Alphonso Davies është një objektiv i madh për Djajtë e Kuq, megjithatë kanadezi është mes Real Madridit apo rinovimit të kontratës me Bayernin.

Fabrizio Romano ka raportuar se mbrojtësi hungarez i Bournemouth, Milos Kerkez është në listën e Djajve të Kuq me lojtarin që ka shkëlqyer në Ligën Premier.

21-vjeçari këtë edicion ka bërë dy asistime, derisa në sezonin e parë në Ligën Premier zhvilloi 28 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version