Telegrafi

Amorebieta në rrugë për te Arsenali

Topçinjtë ishin të interesuar për venezuelasin edhe në afatin kalimtar të janarit, mirëpo ata dështuan që të siguronin shërbimet e tij.

Mirëpo, agjenti Gines Carvajal ka thënë për Izvestia se klienti i tij mund të kalojë në Emirates si transfer i lirë, pasi t’i skadojë kontrata në qershor.

Problemi i vetëm për Arsenalin është klubi rus, Anzhi Makhachkala, që po ashtu kërkon shërbimet e 27-vjeçarit. /Telegrafi/