Videoja e një vajze 11-vjeçare duke vallëzuar gjatë një festivali, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe zemërim për “amoralitet” në Arabinë Saudite.
Për shkak të këtij veprimi, organizatori i ngjarjes është arrestuar dhe akuzuar, ndërsa sipas kreu të turizmit në provincën Jizan, Rustum al-Kobeissy, skena e publikuar në video është e “papranueshme”, transmeton Telegrafi.
Ajo është filmuar duke vallëzuar me meshkuj, ndërsa ky lloj vallëzimi tradicionalisht ekzekutohet vetëm nga meshkujt.
“Të gjithë burrat që kanë vallëzuar me të janë marrë në pyetje… dhe një veprim i tillë është i papranueshëm në një shoqëri konservative”, ka deklaruar ai për mediat arabe.
“Vajza është vetëm 11-vjeçe, por për shkak të gjatësisë dhe rrobave të veshura për të rritur dukej më e moshuar”, ka shtuar ai.
Zyrtarët e lartë të ministrisë së turizmit kanë filluar hetimet, dhe janë duke kërkuar faktorin që kishte nxitur këtë vallëzim. /Telegrafi/