Telegrafi

I amnistuari Damovski mori pjesë në festën e organeve të OBRM-PDUKM-së në Shtip

Boris Damovski, njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, i cili u amnistua në bazë të ligjit që u miratua nga shumica parlamentare, fundjavën e kaluar ishte mysafir në koktejin para festës së vitit të ri në komitetin e OBRM-PDUKM-së të komunës së Shtipit.

Damovski ka qenë i fotografuar së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Ivanka Vasilevska dhe koordinator i grupit parlamentar të PDUKM-së, Nikolla Miceski.

Siç dihet, së bashku me Vlladimir Jovanovski dhe Bogdan Ilievski-Betmen, ai u amnistuar, ndërsa Igor Durllovski ka refuzuar amnistinë./Telegrafi/