Site icon Telegrafi

Amnistia e armëve në Australi, dorëzohen mbi 57 mijë armë

Në kuadër të amnistisë në Australi që përfshiu periudhën në mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit të vitit të kaluar, shtetit i janë dorëzuar mbi 57 mijë armë.

Në një deklaratë nga Qeveria e Australisë thuhet se në periudhën 3 mujore të amnistisë shtetit i janë dorëzuar gjithsej 57,324 armë nga të cilat një raketahedhëse dhe 2,500 pushkë automatike dhe gjysmëautomatike.

Legjislacioni australian i armëve shpesh merret si një shembull për SHBA-të që duhet ndjekur, shkruan Telegrafi.

Ministri i Rendit dhe i Sigurisë Kibernetike, Angus Taylor, tha se numri i armëve të grumbulluara është shumë i mirë dhe se është një hap i suksesshëm për sigurinë e popullit.

Ata që janë arrestuar me armë zjarri pa leje jashtë periudhës së amnistisë mund të marrin një dënim deri në 280 mijë dollarë australianë apo 226 mijë dollarë amerikan dhe mund të dënohen deri në 14 vjet burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version