Telegrafi

Amnesty International: Të ndalohet transferimi i të burgosurve

Organizata kërkon që NATO të vazhdojë t’i mbajë të burgosurit deri në kohën kur shërbimet afgane të zbulimit do të marrin masa për t’u siguruar që të burgosurit nuk do të keqtrajtohen.

Disa nga vendet pjesëmarrëse në forcën e NATO-s në Afganistan, kanë nënshkruar "memorandume mirëkuptimi" me autoritetet afgane.

Marrëveshjet pretendohet të sigurojnë trajtimin e të burgosurve sipas standardeve ndërkombëtare.

Mungesë gatishmërie

Me të drejtën ndërkombëtare ndalohet transferimi i të burgosurve nëse do të ketë shkak për të dyshuar abuzimin a torturimin e tyre.

Raporti i Amnesty bën thirrje që transferimi i të burgosurve të rifillojë vetëm kur trajtimi i të burgosurve afgane të përmbushë standardet ndërkombëtare.

Por forca e NATO-s në Afganistan, Isaf nuk është e gatshme të ndryshojë marrëveshjen që ka me autoritetet afgane.

"Afganistani është vend sovran… që ka përgjegjësinë për burgosjen e afganëve, " tha zëdhënësi i Isaf-it, James Appathurai.

Por Amnesty thotë se monitorimi i marrëveshjeve është i pamundur, pjesërisht nga fakti që një pjesë e mirë e vendit është vështirë që të vizitohet. /bbc/