Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës, Alexei Navalny dhe anuloi një vendim që e quante politikanin, “i burgosur i ndërgjegjes”.
Organizata e të drejtave të njeriut e mori vendimin në fillim të këtij viti pasi u ngritën shqetësime rreth komenteve të kaluara që ai bëri.
Në një deklaratë, Amnesty bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga burgu” të Navalnyt.
Navalny është kritiku më i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin, raporton bbc.
Ai u burgos në muajin shkurt pasi një gjykatë vendosi që kishte thyer kushtet e një dënimi me burg të pezulluar për akuzat e përvetësimit.
Krye opozitari 44-vjeçar u kthye në Rusi vetëm në janar pas trajtimit jashtë vendit për një sulm pothuajse fatal të agjentit nervor.
Navalny gati vdiq në gusht të vitit 2020 kur u helmua me Novichock. Ai akuzon presidentin Putin për urdhërimin e helmimit, të cilin e mohon Kremlini. /Telegrafi/