Telegrafi

Amir Saipi, portieri i Schaffhausen, dardani më i ri – Agim Ademi paralajmëron procedurat për pajisje me dokumentacion

Presidenti Agim Ademi, sot, ka zhvilluar një takim me portierin e klubit zviceran, Schaffhausen, Amir Saipi dhe me familjarët e tij.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së ardhjes së Amirit në radhët e Kosovës.

Pas këtij takimi presidenti Ademi theksoi se Amiri është portier shumë perspektivë, një djalë shumë i mirë dhe vjen nga një familje bujare.

“Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor të jetë i gatshëm grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane”.

“Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.

Kosova aktualisht po vuan për portier, pasi asnjëri nga tret të ftuarit së fundmi, Arjanet Muriq, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj nuk janë startues në skuadrat e tyre. /Telegrafi/