Në kuadër të javës së 13-të të Serie A, Napoli fitoi si mysafir i Atalantas me rezultat 2-1, ndërsa Amir Rahmanit iu anulua një gol për disa centimetra.
Në minutën e 34-të të ndeshjes, napolitanët shënuan gol me Amir Rrahmanit, i cili u anulua për shkak të një pozite jashtë loje më të ngushtën që keni parë ndonjëherë.
Rrahmani gjuajti bukur me kokë për të shënuar për 1-0, gol që iu anulua.
https://twitter.com/ZachLowy/status/1728497478423416872
Por Napoli fitoi me golat e Khvicha Kvaratskhelia dhe Eljif Elmas, ndërsa goli i Ademola Lookman, nuk doli të jetë i vlefshëm.
Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndeshje. /Telegrafi/