Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani shënoi supergol në derbin e Zagrebit, por nuk festoi për ta nderuar ish-skuadrën

(Foto: Screenshot/YouTube/Jutarnji List)

Dinamo Zagrebi ka regjistruar fitore bindëse në derbin lokal kundër Lokomotiv Zagreb me rezultat 3-0.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, me një gol fantastik (57′).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amir Rrahmani

25-vjeçari pranoi një top jashtë zonës dhe me një goditje mjeshtërore shënoi në portën kundërshtare. Mirëpo, ai nuk festoi për ta nderuar klubin ku ishte i huazuar në sezonin 2016/2017.

Për më shumë, ky ishte goli i 2000-të jubilar për Dinamon në superligën kroate, të njohur si 1. HNL.

Dani Olmo (64′) dhe Bruno Petkovic nga penalltia (90’+2) e vulosën fitoren e skuadrës që kishte epitetin e vendasit.

Dinamo Zagrebi tashmë është konfirmuar si kampion i Kroacisë dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve (në fazën kualifikuese) në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version