Kapiteni Amir Rrahmani ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 të bërë nga skuadra e Napolit.
Fillimisht u tha se mbrojtësi i Napolit ka rezultuar pozitiv në testin Covid 19, shkruan “napolicalcionews.it”.
Deri më sot ardhja e tij te Kosova ishte në dyshim për shkak të rasteve me COVID-19 tek Napoli, kurse sot u konstatua se dy anëtarë t Napolit janë të dyshuar.
All but two of the COVID-19 tests carried out yesterday have come back negative. The last two are still being processed.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) October 6, 2020
Napoli kishte njoftuar më herët që të gjitha rastet ishin negativ, përveç dy testeve që ishin në përpunim.
Tani të dy ato teste kanë rezultuar negativ. Pietor Zielinskit dhe Elif Elmasit janë të infektuarit në skuadrën e Napolit.
Aktualisht te Napoli janë dy lojtarë dhe një anëtar stafit të infektuar, ka njoftuar klubi me një komunikatë zyrtare.
The last two COVID-19 tests have also come back negative.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) October 6, 2020
Kosova të enjten luan takimin me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. /Telegrafi/