Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani optimist par takimit me Finlandën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, dje ka zhvilluar seancën e radhës në prag të përballjes me Finlandën.

Mbrojtësi i sapo transferuar te Dinamo Zagreb, Amir Rrahmani ka besim se përfaqësuesja jonë do të marrë një rezultat pozitiv në takimin e parë për kualifikimet e botërorit.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është ndeshja e parë për kualifikimet e botërorit dhe për këtë ka shumë rëndësi që të nisim mirë. Kemi cilësi të ekipit duke i njohur të gjithë lojtarët dhe unë besojë se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, tha Rrahmani.

Ndeshja mes Finlandës dhe Kosovës luhet të hënën dhe nis në orën 20:45.

Exit mobile version