Telegrafi

Amir Rrahmani: Kemi bërë hap të madh

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

Rrahmani luftoi shumë me sulmuesit çekë, në fitoren prej 2-1.

“E kemi një hap të mirë, duke e mposhtur rivalin kryesor, pasi Anglia është favorit. Jemi lider, por Anglia ka dy ndeshje më pak”.

“Gjithë lojtarët e kane jap maksimumin. Çekia është super ekip, kemi shikuar disa video te tyre, ishin favorit, por ne iu treguam se mundemi edhe me ata”.

Festa tek goli i Vojvodës (Foto: Ridvan Slivova)

“Anglia? Ndeshje e vështire, por do tentojmë fitoren, iu premtoj se do japim maksimumin. Edhe me barazim do ishim të kënaqur”, ka thënë Ramhani.

Kosova luan pas tri ditësh me Anglinë. /Telegrafi/