Telegrafi

Amir Rrahmani ka pësuar dëmtim, nuk luan disa muaj te Napoli

Trajneri Napolit, Luciano Spalletti, ka folur për dëmtimin e Amir Rrahmanit i zëvendësuar në fundin e ndeshjes me Cremonesen në Serie A, ku skuadra e tij fitoi 4-1.

Në konferencë për shtypin para ndeshjes ndaj Ajaxit në stadiumin “Maradona”, trajneri italian është pyetur se sa do t’i mungojë skuadrës Rrahmani.

“Rrahmani ka pësuar dëmtimin në zhvillimin e aksionit. Këto janë gjëra që u kanë ndodhur të gjithëve. Për ne mungesa e Rrahmanit është një humbje e rëndësishme”.

“Gjithsesi, pjesa tjetër e skuadrës është stërvitur mirë dhe ne kemi disa alternativa për këtë rol. Nuk do të kemi asnjë problem në ndërtimi e formacionit”, ka thënë Spalleti.

Rrahmani ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë dhe do të jetë sërish në dispozicion të Spallettit vetëm pas Kupës së Botës. /Telegrafi/