Telegrafi

Amir Rrahmani ia zuri vendin në formacion, Manolas largohet nga Napoli dhe nënshkruan me Olympiacosin

Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas ka kompletuar transferimin e tij te Olympiacosi, pasi që kishte humbur vendin në skuadrën e parë napolitane. 

Qendërmbrojtësi kishte shkuar në Greqi që nga dje për ‘arsye personale’, por shpejt dolën raportime se ai kishte kryer testet mjekësore me klubin e Olympiacos këtë mëngjes.

Kjo u konfirmua kur tifozët u mblodhën me mijëra tifozë jashtë selisë së klubit dhe u publikua një video e Manolas duke përshëndetur ata me një shall të Olimpiacos në qafë.

Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedullà, kostoja e operacionit ishte 2 milionë euro plus 1 milion euro bonuse.

Manolas hoqi dorë gjithashtu nga paga e tij e dhjetorit te Napoli prej 400,000 euro.

Lojtari kishte humbur së fundmi vendin në formacion, ku trajneri Luciano Spalleti po e preferon më shumë në mbrojtje Amir Rrahmanin dhe Kalidou Koulibalyn.

30-vjeçari kishte ardhur nga Roma në vitin 2019 për 36 milionë euro.

Është një rikthim te Olympiacos, ku Manolas luajti nga viti 2012 në 2014. /Telegrafi/