Telegrafi

Amir Rrahmani dhe tre yje tjerë mungojnë te Napoli për derbin ndaj Milanit

Lojtarët Hirving Lozano, Kostas Manolas dhe Amir Rrahmani nuk do të udhëtojnë për ndeshjen e Napolit me Milanin.

Napoli udhëton te dielën në San Siro për t’u takuar me Milanin në një ndeshje e cila është ‘ballë për ballë’ për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ekipi që drejtohet nga italiani Gennaro Gattuso pritet të ketë disa mungesa të theksuara për këtë ndeshje derbi të javës së 27-të në Serie A.

Një deklaratë nga Napoli konfirmoi se Rrahmani është jashtë fushave për të paktën 10 ditë pasi ai u diagnostikua me zgjatje të bicepit femor në këmbën e tij të djathtë.

Lozano arriti të punojë me skuadrën për gjithë seancën stërvitore, por përkundër kësaj, Sky Sport Italia raporton se përfaqësuesi i Meksikës nuk do të udhëtojë për në Milano.

As Manolas, i cili kishte vetëm një rutinë stërvitore të personalizuar këtë mëngjes nuk do të udhëtojë për ndeshjen në San Siro.

Andrea Petagna është një tjetër mungesë afatgjatë në skuadrën e Napolit dhe gjithashtu do t’i mungojë Gattusos. /Telegrafi/