Telegrafi

Amir Prishtina nënshkruan me KEK-un

Amir Prishtina është lojtari më i ri i klubit futbollistik nga Obiliqi, KEK-u.

KEK-u ka vazhduar serinë e përforcimeve në afatin kalimtar dimëror, para fillimit të sezonit pranveror në Superligë.

Ekipi nga Obiliqi, sot (e enjte) gjatë ditës ka zyrtarizuar edhe transferimin e pestë në këtë mini-afat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF KEK-ut

Është djaloshi nga Vushtrria, Amir Prishtina, i cili ka nënnshkruar kontratë me KEK-un.

Lajmin për transferimin e Prishtinës e ka konfirmuar vet kryetari i klubit nga Obiliqi, Besnik Mjeku.

Besnik Mjeku së bashku me Amir Prishtinën

“Amir Prishtina është lojtar i ri i KEK-ut. Kemi nënshkruar marrëveshje për gjashtë muaj”, ka thënë Mjeku për Telegrafin.

Prishtina në të kaluarën ka luajtur edhe për Trepçën dhe Vushtrrinë, aty ku ishte edhe tani së fundmi.

Vushtrriasi mund t’i mbulojë disa pozita, si mbrojtës, por edhe në mesfushë. /Telegrafi/