Site icon Telegrafi

Amir Khan kërkon një përballje me Mayweather disa javë pas pensionimit

(Foto: FastExecute)

Edhe pse i ka dhënë fund karrierës para tri javësh, Amir Khan është i gatshëm që tani që të dalë nga pensioni për t’u ndeshur me Floyd Mayweather.

Ish-kampioni i WBA dhe IBF në kategorinë e mesme të lehtë u tërhoq nga boksi pasi pësoi humbje në raundin e gjashtë ndaj rivalit Kell Brook.

Mirëpo, pasi e kishte shikuar duelin ndërmjet Mayweather dhe Don Moore në Abu Dhabi, Khan ka ndërruar mendje.

(Foto: World Boxing News)

“Mendoj se Floyd ka nevojë për një sfidë të vërtetë. Qind për qind duhet ta bëjmë… Po e thërras! Le ta realizojmë”, ka thënë Amir Khan në një bisedë me videografin azizdxb.

Lexo po ashtu Përse Florian Marku e kërkon me ngulm ballafaqimin me Amir Khanin

Trajneri Tam Khan ka shtuar: “Nëse doni t’i shitni të gjitha biletat për një arenë të plotë dhe ta realizoni spektaklin më të madh ndonjëherë, keni nevojë për këtë njeri, ai është kampioni i njerëzve, Amir Khan vs Floyd Mayweather. Ai i bëri bisht si profesionist, ta bëjmë së paku një miqësore, ai nuk mund të bëjë bisht këtu, ku nuk ka humbur”. /Telegrafi/

Exit mobile version