Amir Khan mblodhi një paketë fitimprurëse prej shtatë milionë funtesh apo rreth tetë milionë euro për meçin e tij kundër Billy Dib në Arabinë Saudite.
Boksieri 32-vjeçar nga Boltoni siguroi fitoren pas ndërprerjes së meçit në raundin e katërt nga australiani 33-vjeçar, Billy Dib.
Kështu, Khan pas kësaj fitore arriti të marrë titullin ndërkombëtar të WBC në ‘welterweight’ apo pesha të mesme (63.5–67 kg).
💰 Amir Khan earned a reported 7 million from the fight last night.
🤑 He is now the 15th highest earning boxer of all time.
🤷♂️#KhanDib pic.twitter.com/IaEBciX3aF
— William Hill (@WilliamHill) July 13, 2019
Por, lufta e Khan zgjati përafërsisht 9 minuta e 51 sekonda, e cila e bëri atë të fitojë rreth 11,844 funte apo rreth 13 mijë euro në sekondë.
Për çdo minutë që ishte në ring, ‘King’ Khan fitoi 710.659 funte apo 791.530 euro dhe fitoi rreth 1.75 milion funte apo 1.95 milionë euro për çdo raund të luftës.
💰🥊 Total Fight: £7,000,000
💰🥊 Per Round: £1,750,000
💰🥊 Per Minute: £710,659
💰🥊 Per Second: £11,844Amir Khan made more money than most people will ever make in their lifetimes in under 10 minutes last night… 😲😅https://t.co/62koArh9Sd
— SPORTbible (@sportbible) July 13, 2019
Ky fitim nga ky meç e ka bërë atë boksierin e 15-të më fitimet më të madha në historinë e boksit.
Ish-kampioni i unifikuar i peshave të lehta u rrëzoi Billy Dib me një goditje të fortë me të majtën në palestrën King Abdullah Sports City në Jeddah.
Ndryshe, Khan tani synon ndeshjen përball Manny Pacquiao dhe thotë se ka fundi i këtij vitit mund të ketë të reja. /Telegrafi/
KNOCKOUT WIN FOR KHAN!
🇬🇧 Amir KING Khan stops 🇦🇺 Billy Dib in the 4th round! #LetsTalkAboutIT #khandib #boxing #boxeo #boxe #FightNews #box #boxingnews #knockout #Jeddah #SaudiArabia #AmirKhan #Edgenote50Tv pic.twitter.com/qWm8loQHq6— Edgenote50KO (@Edgenote50KO) July 13, 2019