Telegrafi

Amir Dalipi, kryeshef i ri i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë (Foto)

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës, që mbulon Tetovën dhe Gostivarin, ka pësuar ndryshime në hierarkinë komanduese të saj.

Ky sektor u kritikua nga Ministria e Punëve rë Brendshme (MPB) për mungesë efikasiteti në luftën kundër krimit, duke mos patur rezulate në gjetjen, sidomos të plaçkitjeve të shumta që ndodhën në Tetovë në mujat e fundit.

Kryeshef i ri i SPB-së në Tetovë është emëruar Amir Dalipi, nga Gostivari. Ai zotohet se nuk do të ketë kompromis me krimin, duke mos kursyer as policët, dhe se askush nuk është mbi ligjin./Telegrafi/